Një film i ri që tregon Ushtrinë e Kuqe përballë ushtarëve të panumërt pushtues të Gjermanisë. Por ajo betejë heroike është bërë pjesë e rëndësishme e fushatës për kthimin e krenarisë së Kremlinit.
Televizioni shtetëror e paraqiti Presidentin Vladimir Putin duke parë filmin javën e kaluar në krah të Presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, në Astana, qendre e liderit tëë Azisë Qendrore.
Mesazhi i qartë ishte që Rusia dhe Kazakistani janë duke i mirëmbajtur lidhjet dhe miqësinë e epokës Sovjetike, pavarësisht nga tensionet në pjesët e tjera të ish Bashkimit Sovjetik. Por vetë filmi, “28 burrat e Panfilov, bazohet në mitin komunist.
Filmi përshkruan një akt heroik të vetësakrificës jashtë mureve të Moskës në vitin 1941.
Sipas mitologjisë Sovjetike, 28 ushtarë të Divizonit 316 të Ushtrisë së Kuqe, shumica nga republikat Kazak dhe Kirgis, qëndruan të pamposhtur kundër avancimit të mundshëm të Hitlerit.
Burrat nga divizioni më i madh të udhëhequr nga Gjeneral Major Ivan Panfilov, u vranë të gjithë, por shkatërruan 18 tanke Gjermane para se të binin.
Të 28 janë përjetësuar me dekorata Hero i Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes. Fëmijët sovjetik mësojnë në shkollë rreth tyre.
Akoma, sot e kësaj dite, historianët thonë se historia nuk është e vërtetë.