Gjermania ka qenë shumë prezent në vendin tonë gjatë gjithë zhvillimeve politike të vitit. Aq sa ka dhënë ndihmë vetë Bundestagu dhe qeveria Gjermane, aq janë ngatërruar edhe disa mashtrues të vetëshpallur si ndihmës të CDU dhe zonjës Merkel.

Ambasadorja Shulz u largua nga vendi ynë dhe mori një post të lartë në administratën e Berlinit…

Gjermani Peter Zingraf merr detyrën e ambasadorit në Tiranë në një moment delikat për vendin. Në tetor do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe Gjermania luan një rol thelbësor në këtë proces. Nga ana tjetër, situata e brendshme politike është e paqartë, sidomos sa i përket zgjedhjeve lokale

Reforma në drejtësi është gjithashtu në një moment kyç, me Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK-un që pritet të ngrihen në muajt në vijim. Gjermania, së bashku me SHBA-në, kanë qenë shtetet që kanë shtyrë përpara dhe kanë kërkuar më së shumti realizimin e reformës.

Cili është ambasadori që vjen?

Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali. Ai ka punuar si  bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.

Peter Zingraf është i martuar dhe ka dy vajza.

Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

Në vitin 1994- nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë. 1995- Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik. 1996- Ambasada e Varshavës, Poloni; 1999- Ministria e Jashtme  Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës.  2002- Ambasada e Daressalam-it, Tanzani; 2005- Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror;  2010- Ambasada e Dublinit, Irlandë;  2013- Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme; 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror;  Gusht 2019 Ambasada Gjermane në Tiranë, Shqipëri.

VERITAS.COM.AL/