Para se protesta e opozitës jashtë- parlamentare të rrëshqiste në dhunë, një militant dha spektakël teksa kryetari i PD, Basha, fliste dhe lutej ” Rama ik!”. Militanti që kishte ëndërruar gjithë jetën që të shikonte nga afër Enver Hoxhën ose zyrën e tij, më në fund bëri të mundur që të ngjitej drejt zyrës në katin e dytë të Komitetit Qendror, pa frikën se mud të merrte ndonjë plumb si në kohën e diktaturës ose si në 21 janar 2011.

Teksa të gjithë protestonin para godinës së kryeministrisë, një protestues i vetëm ka tërhequr vëmendjen e aparatëve fotografikë, nga krahu tjetër i rrugës, duke u ngjitur si një ‘ spiderman’ i vërtetë.

Protestuesi, i paidentifikuar, qetësisht ka hipur mbi dritaren e kryesisë së Kuvendit, ku ka qëndruar për minuta të të tëra për të protestuar.

Pastaj ai ka hapur derën e zyrës dhe është akomoduar në zyrën e diktaturës së vjetër.

Veritas.com.al/