( FOTO: Këlcyrë, Përmet)
Moti me shira të dendur dhe erë të fortë në Grykën e Vjosës kanë qenë fatale për 50 vjeçarin Kastriot Saphiu, nga Këlcyra.
Ai kishte hipur në çatinë e shtëpisë, ndoshta për të rregulluar tjegullat e dëmtuara nga stuhia. Por era shumë e fortë e ka shtyrë nga lartësitë e shtëpisë dhe i ka shkaktuar vdekjen.
Viktima e parë nga moti i keq u shënua po sot në një zonë të Matit, Klos.
/ VERITAS.COM.AL/