Një zonjë nga Tirana ka qenë e shtrënguar të thërrasë Zjarrfikësit e Bashkisë se macja që kishte hipur në majë të selvisë nuk mund të zbriste më.

Atëherë Forcat e Zjarrfikësve të Bashkisë kanë mbërritur me urgjencë dhe janë ngjitur në lartësinë ku kishte mbetur macja.

Fotot pasqyrojnë se si punonjësit e shërbimit zjarrfikës të thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj, janë në aksion për të kryer detyrën.

Vetëm pas disa minutash pasi kanë mbërritur, ata kanë mundur ta shpëtojnë macen dhe t’ia kthejnë të zonjës së alarmuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto nga ky moment dhe shkruan: “Po si hipe aq lart o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”.

Veritas.com.al/