(FOTO: Paul Manafort)/
Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, do të përballet me akuzat nga prokurorët federalë në një hetim këshillues mbi supozimet e ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016- sipas raportimeve të ‘CNN’ dhe ‘New York Times’.
New York Times shkruan:
Paul Manafort dhe ish bashkëpunëtorit të tij, Rick Gates u është kërkiuar që të dorëzohen te autoritetet federale të Hënën në mëngjes. Akuza e parë është një hetim special konsultues, sipas një personi të përfshirë në çështje.
Akuzat kundër zotit Manafort, ish kryetar i fushatës elektorale të presidentit Trump, dhe zotit Gates, një bashkëpunëtor i zotit Manafort, nuk janë akoma të qarta por paraqesin një përshkallëzim të rëndësishëm në hetimin konsultativ që ka hedhur hije mbi vitin e parë në post të presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Gates është një partner i favorizuar dhe bashkëpunëtor i vjetër i zotit Manafort. Emri i tij shfaqet në dokumentet e lidhur me kompaninë që krijoji në Qipro firma e e Manafort me qëllim që të pranonte pagesa nga politikanë dhe biznesmenë në Europën Lindore, sipas regjistrimeve të dëshmuara nga ‘The Neë York Times’.
Veritas.com.al/