Nga: Astrit Patozi/
1-
Gjermania vijon të kërkojë falje per krimet e Hitlerit, ndonëse po mbushen 75 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Rasti më i fundit ishte vizita e Presidentit Frank-Walter Steinmeier në Poloni.
2-
Franca kërkon ndjesë të thellë, vetëm pse Federata e saj e Futbollit ngatërron himnin e një vendi tjetër gjatë zhvillimit të një ndeshjeje ndërkombëtare në Paris. Dhe për këtë investohet direkt presidenti i vendit, Emmanuel Macron. Rasti është shumë i freskët për çdo shqiptar, sepse ka të bëjë me incidentin e mbrëmshëm në Stade de France.
3-
Ndērsa në Shqipëri, “Rilindja” thotë se është thjesht përgjegjësi individuale, sa herë që dikush nga përfaqësuesit e saj të lartë politikë rezulton si i përfshirë në trafiqe apo krime të tjera të rënda në vitet e fundit.
Veritas.com.al/