Olsi Dado, është komanduar përkohësisht si prokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lajmi konfirmohet nga KLP, teksa Dado është komanduar me kërkesë të kreut të SPAK Altin Dumani për nevoja pune.
Ai ka lënë detyrën e drejtorit në Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
SPAK aktualisht bëhet me 18 prokuror nga 20 të parashikuar në organikë.