Kritikët ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, kanë dalë me një deklaratë të prere, mes të cilës, nder te tjera kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD-se.
Në një deklarate për mediat, ata kërkojnë që kryesia e PD-se duhet te mblidhet me urgjence dhe të marrë masat e nevojshme përfshirë shtyrjen e zgjedhjeve dhe anulimin e gjithë procedurave te deritanishme, bërë sipas tyre, pa miratimin e kryesisë.
Deklarata e plotë:
Në emër të gjithë aktivisteve, anëtarëve te forumeve, deputeteve, personaliteteve dhe figurave publike qe janë bere bashke ne mbrojtje te statutit dhe Partisë Demokratike, e cila bëhet sot publike si qëndrim i përbashkët.
Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan disfatën me te rende zgjedhore ne historinë e Partisë Demokratike. Kundërshtari politik u fut ne garën zgjedhore me një bilanc te turpshëm qeverisës, me dështime dhe paudhësi, te cilat janë mbajtur shënim jo vetëm nga shqiptaret, por janë evidentuar edhe ndërkombëtarisht.
Partia Demokratike ka meritën e pamohueshme te denoncimit publik te tyre. Rezultati i zgjedhjeve ne favor te qarte te mazhorances dhe ne ndëshkim te forte te opozitës ishin rezultat i blerjeve masive te votave me paratë e drogës dhe përfshirjes se krimit ne proces zgjedhor, por edhe pasoje e gabimeve te renda te PD.
PD duhet t’u ktheje me urgjence shpresën shqiptareve, duhet t’u ringjalle besimin, duhet te shpëtojë demokracinë ne këtë vend.
Prandaj një garë e hapur, me rregulla te drejta e te paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët përbën kushtin themelor për rimëkëmbjen e PD-se.
Kryesia e PD-se duhet te garantoje gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurrence te vërtetë, ballafaqim e debat, sipas statutit dhe rregullores për zgjedhjet, te cilat duhet te miratohen përpara fillimit te procesit.
Bazuar ne sa me sipër, Kryesia e PD-se duhet te mblidhet me urgjence dhe te marre masat e nevojshme përfshi:
- anulimin e procedurës se nisur pa miratimin e kryesisë se PD-se;
- ngritjen e një grupi gjithëpërfshirës pune për hartimin e rregullores për zgjedhjet dhe te kalendarit te procesit zgjedhor;
- te miratohen rregullorja dhe kalendari, sipas statutit;
- me hyrjen ne fuqi te këtyre akteve, Kryesia te shpalle zgjedhjet ne një date te përshtatshme dhe te pranueshme për te gjithë;
- Pas zgjedhjes se kryetarit te ri te fillojë menjëherë procesi për organizimin e kongresit te jashtëzakonshëm te Partisë, ku te paraqitet platforma politike për rimëkëmbjen e PD-se dhe për ringjalljen e opozitarizmit ne Shqipëri.
Menjëherë pas plotësimit te kërkesave statusore, secili nga demokratet ka kushtet për te hyre ne gare me synim bashkimin e Partisë.