Nga Senat Antonio/Veritas.com.al/
Sot ka qenë dita e parë dhe kulmore që nga lënia e shpresës për pushtet në 25 qershor. Sot kryetari i PD, Basha, mblodhi deputetët dhe shpalosi planin e luftës opozitare.
Nuk ishte ndodnjë plan kushedi, por të paktën një pikë e tha qartë: Bashkëpunim me LSI dhe PDIU- dy parti që historikisht kanë qenë më shumë në qeverisje se në opozitë.
Kryetari i PD shropehu frikën nga ky ‘front opozitar’ përderisa deklaroi se ‘nuk duam Pazar- opozitë’.
Dhe dita e parë kur manifestohet ky bllok opozitar ishte dita e sotme: PD është angazhuar në luftën kundër rritjes së çmimit të ujit; dhe iu ka bërë thirrje edhe ‘shoqeve’. LSI dhe PDIU, jo për shkak të PD, por për hesap të vet, janë angazhuar në këtë punë.
PD bëri thirrje direkt: Këshilltarët e Tiranës ‘të mos paraqiten në mbledhje’ që të lëmë vetëm iniciativën e kryetarit të Bashkisë Veliaj.
Mirëpo nbash në këta minuta, si LSI edhe PDIU njoftuan se do të marrin pjesë në mbledhje dhe nuk do të bojkotojnë. Këtu ‘anija e opozitës’ hapi vrimën e parë.
E dyta:
LSI nuk e mbylli portën si opozitare, por tha se ‘kërkon disa kushte’ nga Bashkia me qëllim që të votojë. Kushtet janë shumë të realizueshme, deri edhe të pamatshme. Si për shembull “Të merren masa për lidhjet e paligjshme…”, që Bashkia nesër mund të thotë: “Ok, i morëm masat”. Edhe LSI: “OK”.
Kushti i dytë: “Që të diferencohen familjet e varfra”. Hajde gjeje cilat janë këto. Por edhe për këtë Bashkia do të thotë: “Po, dakord, i përjashtuam”. LSI do të thotë: “OK, thnx”.
Kushti i tretë: “Të vendosen çmime të diferencuara…”. Bashkia do të thotë: “Po, i vendosem”. LSI: OK, flm”.
Kështu futi ujë për herë të dytë anija e opozitës. LSI i voton çmimet e Veliajt.
E treta:
PDIU deklaroi se do të votojë propozimet e kryetarit të Bashkisë për ujion. Por edhe kjo ëkrkon disa kushte: “Rritjen e kohës së furnizimit…, ritjen e cilësisë…., uljen e humbjeve”. Pas kësaj votojmë!- thotë PDIU.
“Po, i realizuam të gjitha”- thotë Bashkia. “OK, flm, ja vota”- thotë PDIU
Me kaq mbaroi opozitarizmi, pa filluar.
Veritas.com.al/