Sipas Ora News, në datë 26 prill 2021, pra një ditë pas zgjedhjeve, Ilir Meta do lërë Presidencën.

Burimet e Ora News bëjnë të ditur se Meta do të lërë presidencën do të marrë postin e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, kurse Berisha ose Meidani do kthehen në Preaidencë.

Më poshtë, teksti i lajmit të shpërndarë nga kanali televiziv i sekuestruar që tashmë administrohet nga shteti:

“Ora News ka mësuar nga burime jozyrtare, se në datë 26 prill Ilir Meta do lërë Presidencën.

Këto burime për Ora News bëjnë të ditur se Meta do të lërë Presidencën do të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv. kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.

Ndërkohë, postin e presidentit flitet që mund ta marrë Rexhep Meidani ose Sali Berisha, të dy persona që më parë e kanë mbajtur këtë post.

Gjithashtu, burimet për Ora News sqarojnë Meta nuk do te mbajë asnjë teser partie.

Zyrtarisht, mandati i presidenti Meta mbaron në datë 24 korrik 2022”.

Zv.Kryeministri Erjon Braçe ka shpërndarë videon e lajmit në rrjete sociale dhe shkruan me gërma kapitale:

“NE 26 PRILL; META KRYEMINISTER E MINISTER I BRENDSHEM! BERISHA PRESIDENT!

KJO ESHTE SHQIPERIA QE DONI?
KJO ESHTE SHQIPERIA QE JU PRET!

Ne fakt nuk u flet ju! Ju flet krimineleve!”- raporton Dita

VERITAS.COM.AL/