(FOTO: Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernt Borcardt)/

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, në nj intervistë televizive është shprehur me alarm mbi rrezikun e blerjes së votës dhe të vullnetit të qytetarëve. Ai ka thënë se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rreziku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.

Kjo është arsyeja- thotë, Bernd Borchardt,  pse OSBE është pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.

“Pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët”- tha ambasadori.

Deklarata e ambasadorit të OSBE se janë identifikuar 2 miliardë euro të pista që qarkullojnë të lira në shërbim të blerjes së zgjedhjeve, bëhet në paralele me protestën popullore të drejtuar nga Opozita, me të njëjtën kauzë. Opozita kërkon qeveri teknike si një masë për të hequr nga duart e kësaj qeverie mundësinë e përdorimit të 2 miliardë eurove të pista që do të blejnë Parlamentin, qeverinë dhe institucionet kushtetuese.

/Veritas.com.al/