Ipeshkvit e SH.B.A.-së janë afër ndalimit të Joe Biden nga komunioni për shkak te pozicioneve te tij. Nga Vatikani, megjithatë, kanë stopuar gjithçka. Papa Françesku gjendet mes dy zjarreve

Francesco Boezi

Ata thonë se Presidenti Joe Biden nuk do të takohet me Papa Françeskun, por që Vatikani ka vendosur që të mbështesë kreun e Shtëpisë së Bardhë. Nëse do të varej nga peshkopë të caktuar amerikanë, Joe Biden nuk do të kishte të drejtën e kungimit. Lideri Demokrat është, në fakt, një mbështetës i hapur i abortit. Kjo do të ishte e mjaftueshme që ekstremistët e doktrinës të ndalojnë dhënien e atij sakramenti që është kaq thelbësor për besimin katolik.

Kardinali konservator Raymond Leo Burke e kishte konsideruar çështjen në kohë të tjera, domethënë, kur ai ishte ende në fushatën elektorale. Për konservatorët – përfshirë Burke – nuk ka shumë për të diskutuar: nuk mund te bejmë sikur ska ndodhur gje. Me fjalë të tjera, nuk mund të shmanget konstatimi i pozicioneve anti-katolike të këtij apo atij udhëheqësi. Pastaj Biden fitoi zgjedhjet presidenciale, dhe me masat e para ai tregoi se nuk do t’u kishte kushtuar shumë vëmendje prirjeve idealiste të tradicionalistëve. Politikat pro life të Donald Trump? U skartuan. Ishte vetëm fillimi. Gjatë këtyre ditëve, presidenti amerikan po bën presion që Senati Amerikan të miratojë Equality Act, të cilin ipeshkvët amerikane e shohin si hedhje hi syve. Debati, gjithashtu për shkak të hapësirës së rezervuar për ceshtjen nga New York Times, është i ndezur. Klima është në një farë mënyre e ngjashme, megjithëse me dallimet e nevojshme, me atë në Itali mbi Ddl Zan.

Konferenca e Ipeshkopale Amerikane e shkruajti atë bardh e zi në faqen e saj institucionale: “Edhe pse ky është një qëllim i denjë (për të luftuar diskriminimin në fushën e gjinisë), Akti i Barazisë nuk i shërben asaj. Dhe në vend që të respektojë ndryshimet në besimet në lidhje me martesën dhe seksualitetin, Akti i Barazisë diskriminon njerëzit me besim pikërisht për shkak të atyre parimeve fetare ose kulturore “. Ky është vetëm kapitulli i fundit mbi ndryshkun e krijuar që nga përurimi, me perzgjedhjet e para të Biden që nuk përmbushin pritshmerite e ipeshkëve të vëmendshëm amerikanë. Pastaj prelatët u takuan brenda një komisioni ad hoc. Një trup përmes të cilit mund të monitorohen lëvizjet e Biden. Një nga më të fundit është Akti i Barazisë, i cili vendoset në fushën juridike të asaj që Ratzingerianët i referohen me shqetësim si “të drejtat e reja”.

Siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, katolikët janë të ndarë në dy fronte: ata që mendojnë si Arqipeshkvi i Los Anxhelosit José Gomez, i cili bën si udhëheqës, dhe ata që anojnë nga Arqipeshkvi Wilton Gregory, një klerik që Bergoglio e bëri kohët e fundit kardinal. Shumë e lehtë ta quash Gomezin konservator dhe Gregoryn progresist: nuancat janë delikate. Sigurisht që ka ndjeshmëri të ndryshme. Kongregacioni për Doktrinën e Besimit, sido që të jetë, është prononcuar. Dhe ai sigurisht nuk e bëri atë pa marrë parasysh udhëzimet e Papës.

Kardinali Louis Ladaria, siç raportohet nga Aska News, ka ndaluar synimet e Gomez dhe prelatëve të tjerë që po spekulojnë të ndërhyjnë në të drejtën e Biden për sakramentin e kungimit. Brenda këtij pasazhi,duke e parë më nga afër, ekziston dora e zgjatur nga Vatikani në favor të një presidenti i cili, të paktën në qëllime, duhet të kishte çuar në një kthim në dialog të plotë midis Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara, pas nje Bilateralizmi diplomatik nga ish-manjati republikan. Pra, a do t’i mohohet Bidenit kungimi? Ka elemente për të pohuar të kundërtën. Zgjedhja do të ishte shumë ingombrante. Dhe Kisha Katolike do të provonte se ishte pak “e mëshirshme”, siç parashikohet në të kundërt nga qasja e Papës dhe kujdesi i tij baritor.

Fakti është që me Joe Biden katolicizmi duhet të ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë pas epokës së Kennedy-t. Sidoqoftë, pluralizmi fetar, i cili është edhe katolik, ka bërë të mundur që me kalimin e kohës një kandidat për president,qe më vonë behet Komandant i Përgjithshëm, ta quajë veten Katolik, pavarësisht mbështetjes së ligjshmërisë së abortit. Disa e quajnë inkoherencë. Të tjerët shohin shenja të kohërave dhe të sekularizimit. Në fund të fundit, kjo pak ndryshon. Sepse nga Roma ata e kanë diktuar tashmë linjën.Dhe linja e Romës, pra ajo e Papës, të paktën deri në kthimin e paralajmëruar të Kishave kombëtare, është ajo që merret parasysh.

VERITAS.COM.AL