Papa Francesku dhuroi 500,000 $ për të ndihmuar emigrantët që u përpoqën të hynin në Shtetet e Bashkuara nga Amerika Qendrore, njoftoi Vatikani të djelën.
Fondet do të përdoren për të siguruar strehim, ushqim dhe nevoja të tjera themelore për njerëzit përmes 27 projekteve në 16 dioqeza dhe kongregacione të tjera fetare meksikane, tha organizata bamirëse e Papës Peter’s Pence.
“Burra dhe gra shpesh me fëmijë të vegjël ikin nga varfëria dhe dhuna duke shpresuar për një të ardhme më të mirë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë kufiri i SHBA mbetet i mbyllur për ta, “tha organizata e bamirësisë.
Peter’s Pence tha se Kisha Katolike strehon mijra prej këtyre emigrantëve nga vende të tilla si Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala në hotele brenda dioqezave ose kongregacioneve fetare për ti furnizuar ata me nevojat themelore ndërsa gjenden në Meksikë.
Sipas organizatës bamirësisë, 13 projekte tashmë janë miratuar dhe 13 janë duke u vlerësuar.
“Një përdorim i rregullt dhe transparent i burimeve, të cilat duhet të merren ne konsiderate, kërkohet perpara dhënies së ndihmës”, deklaroi Peter’s Pence.
Më parë këtë muaj, Gjykata e Apelit e Distriktit te 9-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në San Francisko vendosi se qeveria e SHBA-së është e autorizuar përkohësisht të kthejë azilkërkuesit nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore për Meksikë pasi kane tentuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Veritas.com.al/