Papa Françesku miratoi të enjten shpalljen martirë të dy klerikëve të tjerë shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur për mediat nga vetë Kisha Katolike Shqiptare, e cila informon se gjatë audiencës që dha Hirësia e Tij Kardinal Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve, Papa Françesku autorizoi të njëjtin dikaster të shpallte dekretet në lidhje me martirizimin e dy martirëve shqiptarë.
Papa autorizoi shpalljen martir të Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit Françeskan Minor; i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë (Shqipëri) si dhe të Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan; i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927 në Shkodër (Shqipëri).
Me shpalljen martir të Luigi Paliq dhe Gjon Gazulli shkon në 40 numri i klerikëve të shpallur martirë, që janë vrarë për shkak të besimit të tyre.