Parlamenti iranian ka shprehur pakënaqësinë e tij per presidentin Hassan Rouhani të martën, duke votuar për të mos pranuar përgjigjet e tij pasi e ka kritikuar per  perkeqesimin e ekonomisë.

Eshte hera e parë që Rouhani eshte thirrur nga parlamenti në pesë vitet e tij në pushtet dhe deputetët kërkuan përgjigje mbi papunësinë, çmimet në rritje dhe zhvlerësimin e thellë të rialit, i cili ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së tij që nga Prilli.

Ligjvënësit, të cilët tashmë kanë fajësuar ministrat e tij të punës dhe të ekonomisë këtë muaj, nuk ishin të impresionuar.

Në votimet në fund të seancës, ata shprehën pakënaqësi me përgjigjet e Rouhanit për katër nga pesë pyetjet e tyre mbi ekonominë.

Në ditët në vijim, ata do të vendosin nëse dështimet e qeverisë për këto çështje përbëjnë një shkelje të detyrimeve ligjore dhe duhet t’i referohen gjyqësorit.

Ekonomia është goditur nga kthimi i sanksioneve të SHBA-se pas vendimit të Presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Rouhani  ka ndjekur një linjë të vështirë, duke kërkuar të pranonte problemet me të cilat përballeshin iranianët e zakonshëm por pa pranuar një krizë në shkalle të gjere.

“Nuk duhet të thuhet se po përballemi me një krizë, nuk ka krizë.Nëse themi se ka, do të bëhet një problem për shoqërinë dhe pastaj një kërcënim,” i tha ai parlamentit.

Veritas.com.al/