Sot në ora 12.00, kandidati për kryetar i PD, Eduart Selami, ka njoftuar për një konferencë për shtyp në Selinë e Partisë Demokratike.

Vëmendja e njerëzve është se ‘çfarë do të thotë?”. Do të falenderojë Partinë? Pse?.. Do t’i shtrijë dorën Bashës që fitoi?… Më parë e ka mohuar.

Eduard Selami humbi thellë në garën për kreun e PD, përballë Lulzim Bashës. Ai mori më pak se 10 % të votave të antarësisë së PD dhe nuk fitoi as në njësinë 2 në Tiranë, ku ka qenë i deleguar. Dje, para se të përfuntonte votimi, ai foli për parregullsi të procesit.

Sot Selami ka lajmëruar një konferencë për shtyp në orën 12.00 në selinë e PD, sigurisht për të komentuar rezultatin. Nuk dihet nëse ai do ta pranojë atë, por denoncimet e tij janë fokusuar edhe gjatë fushatës elektorale tek një garë e pabarabartë.

Veritas.com.al/