Nga L. Skiro/
Pas disa minuta do të nisë takimi i kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha, dhe diplomatit amerikan, Brian Yee, i përfolur si ‘zgjidhës’ i krizës politike në Shqipëri.
Deri në këto momente, Brian Yee ka ka pasur takime zyrtare me kryeministrin Rama dhe me presidentin e zgjedhur, Meta. Nga të dyja takimet, njësoj, nuk është raportuar asgjë për publikun.
Takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbahet në një format tjetër protokollar. Zoti Basha do të vijë në takim, jo i vetëm, por me pesë kryetarët e partive aleate opozitare parlamentare: Nard Ndoka, Fatmir Mehdiu, Dash Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.
Formati ‘ndryshe’ i paraqitur nga Basha ka për kuptim se Basha do të paraqitet si kryetar i Opozitës dhe jo vetëm si kryetar i PD; diplomati amerikan do të flasë me opozitën, jo veç me një parti. Dhe një kuptim tjetër, se përderisa diplomati Yee ka shantazhuar Opozitën duke përzgjedhur ‘rebelët’ brenda opozitës, atëherë zoti Basha i përgjigjet me kompozimin e ‘bashkimit’
Gjatë orëve që kanë kaluar merret vesh se njëra nga depuetet rebele, Jozefina Topalli, ka ndërruar mendje, ajo nuk do të shkojë në takim krahas Majlinda Bregut.
Por siç ishte paralajmërim i zotit Yee se do të takonte ‘rebelët,, vetë zoti Basha iu përgjigj me një paralajmërim tjetër: Që nga Çadra ai tha se ‘Kemi qenë të duar, por sot nuk ka më durim… O zgjedhje të lira, o në këtë vend nuk ka më zgjedhje!”.
Paduyshim që kjo është platforma e paralajmëruar e zotit Basha me diplomatin Yee.
/Veritas.com.al/