Shkodër-  Masakra me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur, ku plumbat nuk kursyen as kalimtarë të rastit, zhvendosi protestën e opozitës në Shkodër. Protesta e ideuar në formën e marshimit të heshtur, ku u shpalos një banderolë e madhe në të cilën shkruhej “Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim” nisi nga bashkia e Shkodrës dhe vijoi në pedonale për afro 1 orë.

Ish krye-bashkiaku i djathtë i Shkodrës, Bardh Spahia tha se protesta është për të dhënë mesazhin se qytetarët nuk do t’i nënshtrohen krimit, edhe pse ai ka mburojë shtetin.

Nga Tirana, protestës iu bashkua edhe grupi parlamentar i PD. Kreu i saj Gazment Bardhi tha se krimi i organizuar shantazhon qytetarë e biznese, por autoritetet janë memece përballë tij.

Marshimi protestë u organizua në kryeqendrën e veriut, aty ku tre ditë më parë u trondit nga një atentat me 3 të vrarë.