Militantët e PD të Shkodrës janë mbledhur përpara selisë së prefekturës, për të protestuar kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak të këtij qyteti.
Anëtarët e PD do të marshojnë drejt Bibliotekës së Qytetit, ku pritet të mbahet konstituimi i Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, në orën 11:00.
Pak më parë u njoftua se ceremonia nuk do të zhvillohet tek Rektorati i universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, siç ishte planifikuar. Mbështetësit e PD-së kanë deklaruar se do të protestojnë paqësisht, ndërsa pranë Bibliotekës janë vendosur forca të shumta policie.
VERITAS.COM.AL/