Pa e përmendur me emër por duke e cilësuar si një pengesë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka “shënjestruar” ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një prononcim për mediat pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja tha se Partia Demokratike duhet të shohë para dhe të japë kontributin në reformën territorale dhe luftën ndaj korrupsioni. Po ashtu shtoi se duhet të ecë para më e fortë, e jo me një këmbë në të shkuarën, duke nënkuptuar liderin historik Sali Berisha. “

“Pozita jonë ndaj PD nuk do të ndryshojë. Do ketë shumë punë për t’u bërë në vijim. është esenciale dhe e mirë që PD është kthyer në parlament. Por ka aksione që duhen ndërmarrë për të bërë zgjedhje më të mira herën tjetër. Për të adresuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODHIR. Duhet luftë për të bërë ndaj reformës territoriale dhe luftën kundër korrupsionit. Kërkojnë një PD të fortë që do të evë para, nuk ecet para me një këmbë të mbetur në të shkuarën. Si gjithmonë mezi presim të ecim para me Shqipërinë, shqiptarët dhe PD,”-shtoi ambasadorja