Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë.Kjo është hallka e parafundit para se marrëveshja të hyjë në fuqi.Në bazë të saj shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, do t’u njihen vitet e punës dhe po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.
Nga të dhënat paraprake rezulton se janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali që pritet të përfitojnë nga njohja e pensioneve dhe rreth 4 mijë italianë që jetojnë e punojnë në vendin tone .
Për të përfituar pension, si për personat që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë vendit tonë, duhet që të kenë minimalisht 15 vite pune të siguruar, ndërsa për të përfituar pension të plotë pleqërie duhen mbi 36 punë e siguruar.
Komente