Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka vende pune të mjaftueshme që t’i japë punë çdo personi të papunësuar në vend, sipas të dhënave nga Departamenti i Punës, publikuar të Martën.

Në fund të Marsit kishte një numër rekord vende pune të hapura , 6.6 milion vende pune- tha Departamenti. Me një shkallë papunësie të zbritur në 3.9 për qind, që nënkupton se ka mjaftueshëm vende pune për të punësuar cilindo që kërkon punë. Kjo është arritur për herë të parë që nga dita kur kanë nisur të mblidhen të dhënat mbi punësimin.

Jo secili do të ketë një punë, edhe pse vendet e punës janë hapur, pasi ka disa vende pune që nuk i përshtaten kërkuesit për punë. Vendet e punës mund të kërkojnë zanate jo nga zanatet që këta persona kanë. Për disa arsye, që nga zanati e deri te pagesa e një vendi pune, disa persona preferojnë të qëndrojnë të papunësuar më mirë se sa të punojnë.

Ekonomistët debatojnë mbi arsyet pse vende pune hapen dhe ende ka disa njerëz të papunë.

Por hapja e vendeve të punës koincidon me rënien e shkallës së papunësisë.

Veritas.com.al/