Ilir Meta në nisje të mbledhjes shprehu shqetësimin e tij lidhur me protestën e opozitës.

Sipas kreut të Kuvendit, vendi i opozitës është në Parlament, pasi vetëm kështu mund të vijojë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Meta e ka quajtur si jo konstruktive për vendin situatën aktuale politike.

Pasi doli nga mbledhja, Meta bëri të qartë se mbledhja nuk ka patur të bëjë me vazhdimin e koalicionit. Ai tha se janë emëruar krerët e komisioneve të LSI dhe se komisionet do të fillojnë punë së shpejti. Meta shtoi se LSI po përmbush çdo detyrim që ka në koalicionin qeverisës.

Sipas tij zgjedhjet janë vendimtare për vendin dhe se dialogu politik është kyç për zhvillimin e reformave.

Ai tha se për zgjedhjet e përgjithshme duhet të kujdesemi që tani.

/Veritas.com.al/