“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik”, ka shkruar Rama në disa komente në faqen e tij në Facebook.
Sipas tij, ato nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si provë fajësie e as si provë vërtetësie.
Për kryeministrin, konteksti i një komunikimi informal, është i ndryshëm nga ai i shfaqjes publike së një përgjimi. Prandaj, ai as nuk e ka dëgjuar fare dhe nuk ka ndërmend ta dëgjojë.
Mbi përgjimin vetë, Veliaj ka kërkuar ndjesë publikisht. Por, ai ka thënë se “nuk i heq asnjë presje” asaj çfarë ka thënë.
Ndërsa, nga ana e FSHF-se vetë, akuzat nuk janë shuar karshi Veliajt, pasi e cilësojnë atë si destabilizues të procesit për zgjedhjen e kreut të ri të federatës, më 2 mars.
Një organizimin i Shoqatave të Futbollit të Tiranës ndërkohë, me mbi 20 anëtarë, kanë kundërshtuar masivisht zgjedhjet e mbajtura për këtë organ, më 24 janar, ku fitues u shpall Krenar Alimehmeti.
Sipas shoqatave, federata ka manipuluar procesin, duke shtuar delegatë fiktivë.
Akuza, të cilat vetë FSHF-ja, i ka hedhur poshtë.
Ndërsa, debati Veliaj-Duka, kulmoi mbrëmjen e djeshme, kur në shtëpinë e këtij të fundit, u vendos një sasi lënde plasëse, në derën e jashtme të shtëpisë.
Megjithatë, Duka nuk ka hedhur akuza ndaj Veliajt dhe nuk e ka lidhur atë me ngjarjen. Ndërsa, vetë Veliaj, ka dënuar aktin dhe i ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen.