Moti i keq ka përfshirë Europën, viktima janë shënuar në Greqi, Itali dhe Francë. Dy persona u mbytën pasi një varkë e lidhur u mbyt në Greqinë perëndimore, mes reshjeve të dendura dhe rrufeve që kanë prekur vendin. Stuhia goditi Greqinë gjatë fundjavës duke shkaktuar përmbytje dhe probleme në transport.
“Fatkeqësisht roja bregdetare nuk arriti dot të shpëtonte personat në bordin e varkës” Disa pjesë të rrjetit rrugor në gadishullin e Peloponezit u bllokuan për shkak të përmbytjeve të mëdha. Shërbimi i mbrojtjes civile greke u kërkoi autoriteteve lokale të jenë në gjendje gatishmëri”, deklaroi Nektarios Farmakis, guvernator i Greqisë Perëndimore.
Zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje për ndihmë, ndërsa shkollat në rajonin e Athinës u hapën dy orë më vonë të hënën për shkak të kushteve të këqija të motit.
Italia rikujtoi tmerrin e aksidentit të vitit të kaluar në Xhenoa, ku vdiqën 43 vetë, pas shembjes së segmentit të një urë që lidh qytetin bregdetar të Savonës me Torinon. Shkak u bë rrëshqitja masive e dheut por fatmirësisht këtë herë nuk pati viktima.
Ndërkaq, një grua u gjet e vdekur në një zonë tjetër të Italisë, pasi lumi Bomida doli nga shtrati dhe vërshoi mbi automjetin e saj. Lumi po përmbyt lagje mesjetare në qytetin e Torinos, ndërsa në Sardenja dhjetëra shkolla janë evakuuar. Në pjesën më të madhe të Italisë reshjet vazhdojnë pa ndërprerje prej dy javësh.
Situata paraqitet e vështirë edhe në Francë, ku lumenjtë kanë dalë gjithashtu nga shtrati duke shkaktuar dëme e përmbytje masive në juglindje të vendit. Dy persona humbën jetën në Cabbas edhe Muy, ndërsa pemë, automjete dhe varka u përpinë nga uji. Autoritetet në Nicë kanë shpallur të zhdukur dy persona. 1600 vetë janë evakuuar në zona Francës ku vetëm në 24 orë janë regjistruar reshje sa për 2 muaj.
VERITAS.COM.AL/