Pas nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, kanë dhënë dorëheqjen edhe dy anëtarë të tjerë të kryesisë.

Mesohet se deputetët Flamur Hoxha dhe Ori Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen mesditën e sotme si anëtarë të kryesisë.

Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së, ndërsa Nebiaj abstenoi.