Nga: SEAN MORAN

Republikani Pierce Bush, nipi i ish-Presidentit George H.W. Bush, u vendos në vendin e tretë në primaret e distriktit  kongresional Republikan të 22-ta në Teksas, qe shërben si hera e parë që një anëtar i familjes Bush humbi një garë në Teksas në më shumë se 40 vjet.

Bush kandidoi për në Austin,distriktin Texas, dhe nuk arriti të avancojë në balotazhin e primareve të martën natën. Republikani Pete Olson (R-TX), aktualisht i larguar, mbështeti Bush-in për vendin ne kongres dhe mblodhi më shumë para se 14 kandidatët e tjerë që kandidonin per distriktin.

Troy Nehls fitoi 40.5 përqind të primareve Republikane, dhe Kathaleen Wall fitoi 19.4 përqind të garës, ndërsa Bush mori 15.4 përqind të votave. Wall dhe Nehl do të shkojnë në balotazhin per primaret.

Humbja e Pierce Bush në primaret kongresionale të Republikanëve, shërben si hera e parë që një anëtar i familjes Bush humbi një kandidim për Kongresin që nga viti 1978. Që nga viti 1978, Bush-ët kanë fituar garat për guvernator, president dhe madje edhe për komisioner shtetëror të landit.

Bush thuhet se ka mbrojtur një “pozicion relativisht të rreptë mbi emigrimin” në krahasim me familjet Bush qe shtyjne për amnisti për emigracionin e paligjshëm.

Shkencëtarët politikë të Houston thanë që humbja e Bush-it të martën dhe pozicioni i përkeqësuar i familjes në Partinë Republikane, tregon se “konservatorizmi i dhembshur” gjithashtu ka rënë në parti në favor të populizmit kombëtar të Presidentit Donald Trump.

Ish-guvernatori Republikan i Floridës, Jeb Bush, u largua nga primaret Republikane në shkurt 2016 pasi ekspertët e etiketuan Trumpin garuesin kryesor të GOP.

Brandon Rottinghaus, një shkencëtar politik në Universitetin e Hjustonit, tha që Bush “filloi shumë vonë dhe u etiketua si një karpentier në një fushë primaresh që po shkonte dukshëm larg të djathtës ideologjikisht.

“Gara është po aq një referendum për emrin Bush, persa i përket dinamikës së politikës modern të primareve të Partisë Republikane,” tha Rottinghaus.

Analistët politikë gjithashtu thanë, “Eshtë po aq sugjestive për strategjinë e përgjithshme politike të Bushit, përfshirë vendimin e tij për të hequr dorë nga kandidimi në një distrikt tjetër kongresional, ku trashëgimia politike e familjes së tij ishte shumë më e fortë.”

Mark Jones, një shkencëtar politik i Universitetit Rice, tha, “Dështimi i Pierce Bush për të arritur balotazhin sugjeron që tregu për markën e familjes Bush të konservatorizmit të mëshirshëm nuk është askund aq i fortë sa ishte 20-30 vjet më parë kur gjyshi dhe xhaxhai i tij gëzuan mbështetje të gjerë brenda GOP të Teksasit. ”

VERITAS.COM.AL/