Pista e aeroportit Gatwick në Britani është rihapur pasi aeroporti u mbyll për më shumë se një ditë për shkak të dronëve që fluturonin mbi fushë.
Aeroporti Gatwick, i dyti më i madhi në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ishin nga 837 fluturime të planifikuara, ato u vonuan ose u anuluan.
Shefi i aeroportit, Chris Woodroofe tha se “masat lehtësuese” nga qeveria dhe ushtria i kanë dhënë atij ‘mirëbesimin për ta hapur”.
Operatori i dronëve është akoma në aktivitet, tha policia, por ata mund të jenë aktivistë ambientalistë.
Aeroporti pritet që ‘të kthehet në normalitet” aty nga e shtuna pasdite.
Veritas.com.al/