Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka shprehur hapur mbështetjen për Shqipërinë drejt integrimit në BE.
Përfaqësuesi i Europës ka theksuar se Qeveria Rama ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE.
“Shqipëria e meriton të zhvillojë tryeza e parë ndërqeveritare brenda muajit qershor. Raporti i Komisionit Europian pasqyron plotësimin e kushteve që ka bërë Qeveria Rama. Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit”, tha Sassoli.