Pas katër ditësh do të kemi:

O kryetar i mëparshëm i PD përsëri kryetar, por ‘pa parti’- siç e kanë analizuar; dhe ky do të jetë Basha;

O kryetar i ri, ish kryetar i PD në vitet 96, Eduart Selami; i cili premton demokraci e princip, por ka kundër gjithë establishmentin e PD,

O një kaos në PD që askush nuk njeh askënd dhe që këtu mund të fillojë një situatë tjetër për PD-në e rrëzuar.

Çfarë po ndodh me fushatën e PD-së?

Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami duket shumë më i angazhuar se ditën kur e nisi këtë garë.

Nga deklarata të buta, elegante dhe më shumë me nënkuptime, duket se në finish ka qenë të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më luftarak.

Për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Selami hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demorkatike.

“Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi I Partisë, tha Selami për Bashën.

Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

“Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandidat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, tha Selami.

Veritas.com.al/