Dihej se dimri nuk kalon pa dimër; stina më e egër ka mbërritur, megjithë tolerancat erastësishme të motit. Por kësaj jave priten të papritura me temperatuira të ulëta.

Sonte ka nisur bora dhe akulli në lartësi si dhe shira të dendur në zonat e ulëta.

Moti i përkeqësuar i orëve të fundit duket se ka shkaktuar edhe të lënduarit e parë.

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Bulqizë- Peshkopi, si pasojë e tij janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës.

Shkak i aksidentit është përcaktuar se kanë qenë reshjet e borës; për fat të mirë, personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që në akset e rrezikshme si në  Bulqizë- Peshkopi të përdorin zinxhirët gjatë qarkullimit me makinat e tyre.

Veritas.com.al/