Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten demokrate, Jorida Tabaku, dhe kolegët e tjerë të opozitës, teksa ka folur për krizën e çmimeve.
Më tej, kryeministri iu drejtua Tabakut, duke i thënë se çfarë pati me vizitën e tij në Kiev, teksa iu drejtua me fjalët “Po me Kievin çfarë pate znj. Tabaku? Ku hynte Kievi në këtë bisedë, c’lidhje kishte vizita jonë në Kiev me domatet?”.
“E fundit është zonja tabaku, po mirë si ka mundësi që të paktën një shifër, e cila është në raport këtu dhe që ka një domethënie sa shumë të tjera të kredive të këqija, ju e merrni dhe e ktheni sikur është një problem. Kreditë e këqija sot 5%, në krahasim me 20% që ishin kur ne morëm detyrën. Ku gjendet kjo kurajo, ku? Unë e kuptoj forcën adrenalinike të domateve, por jo deri këtu.
Duhet një guxim shumë i madh, kur e thoni, se unë nuk kam komplekse ta them se kemi krizë ndërkombëtare. Se çfarë kompleksesh duhet të kem për ta thënë këtë, ju e dini”, tha Rama.