Nesër, në 25 shtator mbahet një tryezë gjithëpërfshirëse mbi Reformën Zgjedhore, e drejtuar nga OSBE. Kryetari i PD, Basha ka thënë se ‘ftesa nuk ka mbërritur në selinë e PD’. Atëherë vetë ambasadori i OSBE, Borchardt ka vendosur ta dërgojë ai ftesën në zyrën e Bashës.

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt do të shkojë sot në orën 15:00 në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Një ftesë për pjesëmarrje do shkonte edhe në adresë të kreut të opozitës. Ndërsa menjëherë reagoi ky i fundit i cili tha se ftesa ende nuk kishte mbërritur në selinë blu. Mbase ftesa e OSBE-së do të mbërrijë sot në duart e Bashës.

Ajo çka nuk dihet deri më tani është fakti nëse PD dhe aleatët e saj do të marrin pjesë, pasi Basha tha se do ta diskutonte marrjen e një vendimi.

Mbledhja e kësaj tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore vjen në një kohë kur aleatët perëndimorë po i kërkojnë politikës së vendit që të kryejë sa më shpejt Reformën Zgjedhore/