Në Tiranë është zhvilluar Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama gjithashtu vuri rëndësinë edhe tek të rinjtë, si edhe tek rëndësia e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu Rama nënvizoi edhe rëndësinë e zhvillimit të turizmit në vend duke shtuar se ka pasur një rritje të lartë të numrit të turistëve që kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri.

“Ia kemi kaluar “shpatën e ndëshkimit” drejtësisë. Kjo po ndihmon shumë. Edhe fakti që ne po rritemi në mënyrë të qëndrueshme. Kemi bërë shumë punë në të gjitha fushat. Kemi një numër të lartë turistësh. Ne gjithsesi nga duhet të ecim përpara. Janë arritje që duhen marrë si arsyeje që të punojmë akoma edhe më shumë. Të përmirësohemi gjithmonë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Por theksoj se duhet të ndihmojmë brezin e ri që të kuptojë që politika nuk është e keqe”, tha Rama.

Gjithashtu nënvizoi se të rinjtë duhet të ndihmohen të kuptojnë se çfarë është politika dhe të ndihmojnë të gjitha këndet e saj.

“Sigurisht politika ka bërë shumë gjëra të tmerrshme, por nga ana tjetër pa politikën nuk do kishim BE, SHBA, të drejtat e njeriut, shtetin e mirëqenies sociale. Fakti që nuk po edukojmë të rinjtë për politikën dhe nuk po u japim dijen se si të mblidhen bashkë dhe të përmirësojnë jetën. Ajo që po ndodh në median sociale është një shkatërrim i shumë gjërave dhe mes tyre edhe shkatërrimi i politikës. Kemi parë gjëra që formohen nga urrejtja. Është një pikëpyetje shumë e madhe se kush do ta ndryshojë këtë gjë dhe të rinjtë duhet të kenë mundësi të zgjedhin më të mirën”, tha ndër të tjera Rama. /abcnews.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *