Nga një informacion që vjen prej mediave që kanë lidhje ‘nëntokësore’ me deputetët e PS, në sallën e mbledhjes së grupit të PS ka plasur debati deputetë- ministra.
Si gjithnjë, dihet se deputetët kërkojnë t’u hapet telefoni në çdo moment dhe t’u bëhen privilegje për zonat ku janë zgjedhur.
“Ministrat nuk na përgjigjen, janë bërë si pronarë firmash. Ministrat nuk flasin normalisht as për çështje të ligjshme”, u shpreh deputeti Pjerin Ndreu. Por, me të janë bashkuar edhe Mimi Kodheli, Vullnet Sinaj, Xhemal Qefalia.
Ankesat kanë shpërthyer menjëherë pas largimit të kryeministrit Rama, nga mbledhja.
Veritas.com.al