Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka njoftuar se në ora 13.00 do të mbajë një konferencë për shtypin në ambientet e selisë së Policisë së Tiranës. Njoftimi jipet urgjent dhe deklarohet se ‘është arrestuar ekzekutori i Devi Kasmit’. Ngjarja e bujshme ndodhi të hënën e kaluar, kur Devi kasmi, njeri i ‘skeduar’ nga Policia, u vra para banesës së tij në afërsi të Spitalit të Fëmijëve në Tiranë.

Pas vrasjes, në banesën e Kasmit u gjet 3 kg drogë e llojit kokainë si edhe një armë me silenciator.

U tha se vrasja e tij ishte e fundit mes ‘të fortëve’ të rrugës “Bardhyl’ që para dy dekadash ishin kthyer në ‘legjendë’ frike dhe krimi.

Pasi janë përmendur disa emra vrasësish të dyshuar, sot pritet që – sipas Policisë – të dëgjohet emri i vrasësit të vërrtetë të kapur nga Policia.

Por Policia nuk ka mundur ta mbaje ‘sekret’ emrin e vrasësit të ndaluar ga Policia, pasi media ka përmendur para orës 13.00 emrin e Enton Hoxhallarit- sipas medias- një vrasës me pagesë, i ardhur nga Greqia.

Veritas.com.al/