Policia ka kryer një operacion kombëtar antidroge në gjithë Shqipërinë dhe deri tani bilanci është rreth 40 të shoqëruar.

Burimet thonë per median se hetimet kanë filluar prej më shumë se 1 viti dhe se janë bërë shoqërime në Tiranë, Shkodër e Kukës për kultivuesë kanabisi.

Operacioni po zhvillohet edhe në qytete të tjera teksa po bashkëpunohet me prokuroritë e rretheve. Ndërkohë operacioni është në vijim e sipër. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, para se pandemia të fillonte, kërkoi një punë të madhe nga Policia për të parandaluar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

BalkanWeb zbardh emrat e 22 të arrestuarve gjatë operacionit kombëtar antidrogë në gjithë Shqipërinë. Më parë u mësua se janë 40 të shoqëruar nga të cilët tashmë 22 janë me pranga në duar pas një hetimi më shumë se 1- vjeçar.

Hetimet filluan nga Kukësi aty ku një grup kultivonte kanabis dhe më pas u përhap në gjithë Shqipërinë, në Shkodë dhe në Tiranë.

Top Channel raporton se disa nga të arrestuarit janë: Arben Kalaja, punonjës policie, Kreshnik Murataj, Beqir Murataj, Shkëlqim Skacaj, Sali Kovaçi, Arben Tuci, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj, Pal Pergjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna, Arben Bejko, Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha, Rezart Tahiri.

VERITAS.COM.AL