(FOTO: Pamje nga segmnti i rrugës ku makina ka rrëshqitur drejt humnerës)

Në fakt të dy palët kanë të drejtë; si policia edhe të shpëtuarit nga aksidenti. Aksidenti ishte shumë i rëndë. Makina me katër persona në bord ishte nisur nga Shëngjergji dhe po vinte drrejt Tiranës. Në Priskë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në humnerë.

Mirëpo për fat të mirë, të katër personat u nxorën nga makina pa rrezik ekstem për jetën dhe janë dërguar drejt spitalit ushtarak në Tiranë. Për nxjerrjene shoferit u desh ndërhyrje e Policisë.

Ngjarja ndodhi sot mbasdite, rrreth orës 19. 30- njoftoi Policia. Rruga me lagështi dhe në pamje të kufizuar për shkak të natës dhe mjergullës- janë shkaqet e aksidentit, që për fat zgjodhi rrugën më të mirë mes të keqes dhe më pak të keqes.

Terreni ku ka rënë makina si dhe thellësia e humnerës, janë të frikshme, aq sa mund të kishte pasoja të rënda. Makina ngitej nga një 28 vjeçar, Julian Spiri; ajo është e tipit Volkswagen, me targë TR 0642 P. Shoferi i makinës, Spiri, është mes katër personave që ka marrë plagë më të rënda. Tre të tjerët kanë plagë të lehta.

Veritas.com.al/