(FOTO: Melania Trump ditën e fitores me 8 Nëntor 2016)
Një designer mode që ka veshur First Lady Michelle Obama ka bërë lajm javën e kaluar duke thënë se nuk ndjehet mirë që të bëjë të njëjtën gjë edhe me Melania Trump. Por disa designer më të cilat kemi folur- shkruan “Fox News Enterteinement”- thonë se do të dëshironin që të punonin me First Lady-n e ardhshme, Melanie.
Një designer e ceremonive, Bradley Scott, tha se të bojkotosh First Lady-n, kjo është një mos-respekt i ulët; por ja që edhe ndodh. “First Lady është First Lady, është pozita që të ekzalton, por jo të të krijojë mos-respekt”, tha Scott për FOX411. “Nuk mund të besoj se dikush mund të pështyjë një mundësi që i vjen një herë para syve. Kjo ëhstë kaq jo- Amerikane”.
Stylisti Phillip Bloch, që ishte drejtor i stilit të krijuar për Miss Universe, Miss USA dhe Miss Teen USAtha se po shikon se si modelistët të bëjnë politikë. Gjithashtu tha se do të takojë Çiftin e Parë dhe do t’a ndihmojë me çdo mënyrë që mundet.
“Moda është një punë shumë e ndryshueshme. Është e vështirë ëtë ndash modën nga politika”, tha Bloch. “Por Melania është “shick” dhe e bukur. Ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar; dhe First Lady është një platformë fenomenale për modelistët”.
Por Robert Casey, President i agjencisë së modelimit ”Maggie, Inc.”, ofron një zgjidhje të thjeshtë:
“Melania- tha ai– nuk ka nevojë të mbështetet në tekat e modelistëve, ajo ka aq para sa të zgjedhë gjithçka ka dëshirë të veshë, pavarësisht nga opinionet e modelistëve apo nga etiketat”.
/Veritas.com.al/