(FOTO: Beata Szydło- kryeministre e Polonisë dhe Theresa May, kryeministre e Britanisë)/
Njeriu në krye të Partisë së Drejtësisë dhe Ligjit dëshiron të formojë një aleancë mes shteteve të Bashkimit Europian, që kundërshtojnë masat ndëshkuese ndaj Britanisë së Madhe në negociatat e ardhshme për Brexit.
Në një intervistë me Peter Foster, botuesi Europian i The Daily Telegraph, Jarosław Kaczyński përsëriti dëshirat e shprehura nga kryeministrja Beata Szydło në Nëntor të vitit 2016, kur ajo shkroi se “Polonia është gati të ndihmojë mikeshën e saj të vjetër Britani që të arrijë marrëveshjen më të mirë me Brexit”.
Kaczyński, një Ish-kryeministër dhe vëlla binjak i presidentit Lech Kaczyński, njihet gjerësisht si fuqia që fshihet pas fronit të kryeministrisë së Szydło dhe Presidentit Andrzej Duda.
“Të gjithë e duan Britaninë e Madhe dhe nuk duan që ajo të kalojë një periudhë të vështirë,” i ka thënë konservatori veteran Foster-it.
“Por disa njerëz duan vërtetë t’ia bëjnë Britanisë sa më të vështirë daljen nga BE.”
“Ndërkohë disa nga ne do të preferonin të mbanin ende një lidhje me Britaninë e Madhe. Jo brenda për brenda Europës – meqenëse ju nuk dëshironi të jeni pjesë e saj – por marrëdhënie të mira dhe të afërta jashtë kuadrit të bashkimit Europian. Polonia i përket kategorisë së dytë të zërave.”
Partia e Kaczyński-t është një parti patriotike dhe konservatore, kundër imigrimit në masë dhe e bindur kur vjen fjala tek çrrënjosja e elementeve mbijetuese të ish regjimit Komunist, si rrjedhojë e mospëlqimit të fuqive të mëdha në Bruksel mbi këtë çështje.
Kaczyński e shikon Brexit-in si një mundësi për bllokun në fjalë që të ndryshojë rrymë, të kthehet në një hapësirë me shkëmbim të lirë ku vendet sovrane të bashkëpunojnë lirisht, më shumë se sa një federatë burokratike.
Kaczyński gjithashtu përsëriti parashikimin e Ted Malloch, i vendosur tashmë në postin e ambasadorit të Donald J. Trump në Europë, i cili thoshte se Euro do të pësonte një rënie brenda një viti e gjysmë.
“Që në krijimin e parasë së përbashkët disa profetë parashikuan se ajo do të pësonte rënie një ditë”, tha Kaczyński. “Kjo ka marrë format e reales tashmë, dhe duket e mundur.”
Politikanët Europianë u zemëruan kur Profesori Malloch bëri të njëjtin parashikim, duke i kërkuar burokratëve të bllokut të anulonin takimin e tij në SHBA si përfaqësues i Brukselit.
/Veritas.com.al/