Tensionet e rritura në Kosovë kohët e fundit dhe qëndrimet pro perëndimore të qeverisë së Tiranës, kanë nxitur edhe reagime ekstreme.

Albulena Mehmeti e Vetëvendosjes i bëri thirrje pak ditë më parë qytetarëve kosovarë të bojkotojnë Shqipërinë dhe bregdetin shqiptar.

“Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet, duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët, jo vetëm për kryeministrin. Të bashkuar jemi më të fuqishëm“, tha Mehmeti.

Por fundjava ka sjellë dyndje të kosovarëve drejt Shqipërisë. Vetëm në dy ditë, më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Siç duket thirrjet e Albulenës nuk i ka dëgjuar njeri.