VARSHAVE, Poloni (AP) – Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Mike Pompeo thotë se bota “nuk mund të arrijë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme pa u përballur me Iranin”.

Pompeo foli të enjten para sesionit të hapjes së një konference të sigurisë në Lindjen e Mesme në Varshavë. Duke dalë pranë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Pompeo tha se “shtyrja” kundër Iranit është thelbësore për t’u marrë me të gjitha problemet e tjera të rajonit. Ishin prezentë edhe disa personalitete arabe të profilit të lartë.

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia po sponsorizojnë konferencën,ne të cilën ata thonë se kanë për qëllim nxitjen e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, por duket se janë përqendruar kryesisht në izolimin e Iranit.

Irani e ka denoncuar këtë tubim si një cirk amerikan anti- Iran. Rusia ka thënë se nuk do të marrë pjesë, dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, gjithashtu po e anashkalon këtë event.

Veritas.com.al/