Donald Trump tashmë ka ndërruar mendje: Në fillim vuri në pikëpyetje marrëdhëniet e tij me Mbretërinë e Bashkuar, pastaj e lavdëron atë: “Kurrë kaq te fortë”
Presidenti amerikan, Donald Trump,ne fillim e ve në dyshim, dhe pastaj, para gazetarëve, ndryshon mendje. Nis kështu, mes sulmeve, protestave dhe ri mendimeve’, vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar,
Intervista ekskluzive e Trump me ‘The Sun kishte hedhur një hije mbi marrëdhëniet midis dy vendeve: “Plani i Kryeministres britanike Theresa May për të mbajtur marrëdhënie të ngushta ekonomike me BE-në dhe tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara” e ka bërë Trump të gjëmojë duke kritikuar kryeministren që s’e ka dëgjuar këshillën e tij për të qenë më i ashpër në negociatat me Brukselin.
“Nëse e bëjmë një marrëveshje të tillë, duhet të merremi vesh me Bashkimin Evropian në vend që të merremi me Mbretërinë e Bashkuar”, është shprehur presidenti i SHBA. Më pas, presidenti amerikan ka ndryshuar mendje dhe, i ulur pranë kryeministres angleze përpara gazetarëve, ka folur për marrëdhënie me të forta se kurrë: “Marrëdhënia është shumë, shumë solide. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka thënë duke zbutur tonet.
Veritas.com.al/