Nga: Ibsen Elezi*

Debat i madh mes demokratëve për mosdorëzimin e bashkive ( pas rastit Kavajës ku pritej “rezistencë” e fortë).

Pa i dal më mbrojtje asnjë kryetari bashkie dhe pa u marr me analizën e punës tyre.

Si mund t’i kërkosh një kryetari bashkie të mos dorëzoj zyrën apo të bëj rezistencë kur PD apo opozita me LSI nuk kanë një qëndrim të prerë politik dhe një plan konkret si të veprojnë.

Pa marr në konsideratë pasojat penale, ja e mbajti një muaj, me çfarë do i paguaj punonjësit muajin tjetër kur nuk i pi ujë firma në thesar.

S’mjafton tallja se në 30 qershor s’ka zgjedhje, por mbasi i nxjerrin nga Zyra shkon e ju jep gajret: “kur të vijmë ne në pushtet do i fusim në burg uzurpatorët ” (ndërkohë bashkia iku)

Apo e keni kuptuar që po ju thotë “bëni sikur rezistoni” dhe po e tallni edhe ju si Luli me demokratët.

Merret me kritikat e Znj. Topalli ky i Kavajës, s’të nxorën nga zyra fjalët e saj por veprat e këtyre në bashkëpunim, o njëri !

Mirë dje, po sot që po ju ha ujku, e dalloni mo, apo jeni bërë si puna e gomarit në ëndërr.

Luli përgatit procesin e ngrirjes por këtë herë s’do shkrish dot, se s’do na bjerë radha ne kritikëve, do të copëtojnë ashtu të “ngrirë” servilët që të rrinë “afër”.

*Ish kryetar i PD Kukes

VERITAS.COM.AL