Barack Obama ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të votojnë masivisht. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në platformën X, Obama shprehet se gara është shumë e ngushtë dhe se fituesi mund të vendoset nga një diferencë e vogël votash, ndaj nënvizon ai votuesit duhet të mos mungojnë në qendrat e votimeve.

“Sot është dita e zgjedhjeve. Miliona amerikanë do të shkojnë në qendrat e votimit për t’i treguar botës kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë”, ka thënë ai.

Obama ka hyrë në rrugën e fushatës në mbështetje të Kamala Harris dhe Tim Walz së bashku me bashkëshorten e tij Michelle dhe ish-presidentin Bill Clinton.