![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2018/08/GettyImages-1021302234-e1535114564682-640x481.jpg)
Presidenti Gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se Gjermania “është një komb emigrantësh dhe se do të mbetet i tillë”, duke vlerësuar se “nuk janë gjysma ose të gjithë gjermanët; as gjermanë biologjikë, as gjermanë “të rinj”.
Duke folur në Pallatin Bellevue të Berlinit, ku një grup i vogël njerëzish me prejardhje turke ishin ftuar të ndanin pikëpamjet mbi emigracionin, integrimin, ksenofobinë në Europë- presidenti gjerman denoncoi me forcë “dëbimin dhe diskriminimin kundër njerëzve me rrënjë të jashtme”.
“një dyshim i pandërprerë mbi emigrantët, që nuk ka rëndësi sa kohë kanë jetuar në Gjermani, është jo vetëm lëndues për individët e përfshirë, por nuk është një çështje turpi për vendin tonë”, tha presidenti Steinmeier- i cili shërben si kreu simbolik i shtetit, sepse kancelarja Merkel është kreu i qeverisë.
“Racizmi dhe diskriminimi dëmtojnë dinjitetin njerëzor dhe demokracinë tonë”, vazhdoi presidenti duke shtuar: “Emigrimi ka zënë vend sepse ne kemi përkuar në mënyrë të përsëritur që njerëzit të vijnë- një situatë që do të vazhdojë në të ardhmen….”.
Veritas.com.al/