“… mesazhi i ambasadës ( Së Shteteve të Bashkuara- Veritas) nuk ka vlerë as deri nesër në mëngjes, jo më për kohë më të gjatë”, shkruan ish ministri i LSI, Ylli Manjani. Menjëherë mesazhin e ka ‘share’ vetë presidenti i Republikës, Ilir Meta; aq shpejt sa dukej se po e shkruanin bashkë dhe po e postonin bashkë. Një shigjetë alias Meta kundër Shteteve të Bashkuara.
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani reagoi menjëherë pas deklaratës së ambasadës së SHBA në Tiranë lidhur me votimet e 30 qershorit, ku cilësoi se ishin ’të qeta dhe të rregullta’.
Sipas Manjanit, ‘edhe këtë herë ambasada nuk ngurroi t’ja fuste kot’.
“Se si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese ligjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di!”, shkruan ish ministri.
Por statusi i Manjanit është shpërndarë edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Nga postimi i plotë i Ylli Manjanit:
“Shumë faleminderit ambasadës se USA për deklaratën mbi votimet një partiake.
Duke i falenderuar pa masë, i lutem që të paktën të mos tallen me ne!
Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot!
Po kot fare!…”, shkruan Manjani dhe shpërndan Meta.
Veritas.com.al/