Koment/ Pasi Monika, drejtore e LSI, dhe grupi i saj i thirrësve kundër ndërtimit të Unazës së Re, mungoi vetëm dy ditë, në skenë doli kryetari real i LSI, Ilir Meta. Ai mblodhi sot, e diele, si në një situate lufte, disa banorë të Unazës së Re që kanë ndërtuar pa leje dhe tani duhet të hapin rrugën për zgjerimin e Unazës së Re- sipas parametrave të kërkuara të kohës.

Meta ka lëshuar ultimatum: “Të anulohet projekti i ndërtimit!’.

Presidenti Meta priti në zyrat më të larta të shtetit banorët që kanë shkelur ligjet dhe kanë pushtuar toka të tjetërkujt dhe banojnë pa leje banimi. Në këtë zonë ku do të ndërtohet Unaza e re ka qenë vila e Ilir Metës dhe e Monika Kryemadhit, dhe tani të dy këta ndalojnë qeverinë që të zgjerojë Unazën në këtë ‘vend të shenjtë’. Këtu ose do të vendoset që të ndërtohet një monument kulti sepse këtu ka banuar çifti shekullor në politikë, ose do të ruhet pa u prekur sepse siç thonë, disa nga ndërtimet që kap Unaza janë pronë e çiftit Meta.

Por edhe sot Ilir, si Monika ditët e fundit, ka qenë shumë nervoz me zgjerimin e Unazës. Ai ka dalë jashtë kompetencave të Presidentit dhe ka numëruar disa rregulla të ndërtimit- që iu takojnë drejtorive teknike vartëse të ministrive.

Pastaj ka thënë se ‘unaza të ndërtohet sipas Kushtetutës’.  Asnjë Kushtetutë në vendin tonë as në botë nuk përcakton parametra teknikë se si duhet ndërtuar rrugët. Por sidoqoftë kjo ishte një frazë mbështjellëse për luftën e Metës kundër qeverisë dhe projekteve për modernizimin e rrugëve.

Kryeministri Edi Rama, sapo mori vesh çfarë kishte bërë presidenti, shkroi në twitter se ‘IM është Opozitari më serioz’ mes Lulit dhe Monikës. Kryeministri në këtë mënyrë lëshoi alarmin se presidenti i republikës ka marrë anë seriozisht si opozitar, gjë që shkel rëndë Kushtetutën.

Rama

Veritas.com.al/