( FOTO: Ministri rus Lavrov (djathtas) tha se kishte pyetje për zotin  Tillerson politikën “shumë ambicioze” të Shteteve të Bashkuara)/

Vladimir Putin tha të Mërkurën se besimi mes është gërryer mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nën presidentin Trump, ndërsa Moska dha një pritje të pazakontë armiqësore për Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson për shkak të Sirisë- raporton Reuters.

Shpresat e Rusisë se administrata e Trump mund të ketë raporte më pak konfliktuale, thuajse kanë rënë pas sulmeve ajrore me raketa nga Shtetet e Bashkuara mbi Siri, pas sulmeve me gaz helmues të regjimit të Assadit mbi njerëzit e pafajshëm.

Trillerson filloi takimin me Putin në Kremlin pas bisedimeve me homologun e tij rus Sergei Lavrov për rreth tre orë. Më parë Kremlini nuk kishte pohuar se Putin do të takonte Trillerson, gjë që po reflektonte tension mes dy shteteve për shkak të sulmeve amerikane mbi Siri.

/Veritas.com.al/